Largohet nga samiti i BE, kryeministrja e Finlandës pas kontaktit me një të infektuar me Covid-19

Nga Exit News
Largohet nga samiti i BE, kryeministrja e Finlandës pas kontaktit me një të infektuar me Covid-19

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është larguar nga samiti i Bashkimit Evropian, i cili po zhvillohet në Bruksel, pasi një deputet me të cilin ka pasur kontakt, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Marin pohoi se do të kthehet menjëherë në Finlandë, do të testohet dhe do të futet vullnetarisht në karantinë.

Më herët, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von den Leyen u largua nga samiti pasi një anëtar i stafit të saj ishte infektuar me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>