LDK-ja e Hotit paralajmëron fushatë të ashpër për zgjedhje

Nga Exit News
LDK-ja e Hotit paralajmëron fushatë të ashpër për zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës të enjten paralajmëroi “fushatë të ashpër” për zgjedhjet e parakohshme të shkurtit.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se LDK do të zbulojë shumë gjëra gjatë fushatës, mes tyre dhe “të vërtetën se si dhe pse ra qeveria Kurti”.

Në një shënim në Facebook ai deklaroi:

 “Shumë gjana kanë me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të SHBA-ve!. Së shpejti, heshtja merr fund!”

LDK ka zgjedhur Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli forcë e parë, u bë bashkë më LDK-në për të qeverisur, por pas 50 ditësh qeveria Kurti u rrëzoi nga një mocion mosbesimi, nisur nga LDK.

Më pas kryeministër u bë Avdullah Hoti nga LDK. Deputet e VV-së dërguan më pas në Gjykatë Kushtetuese votën e deputetit Etem Arifi.

Të mërkurën Gjykata publikoi vendimin e plotë që rrëzon qeverinë Hoti, ku thuhet se vota e Arifit është e pavlefshme pasi ishte i dënuar me vendim të formës së prerë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, vendosi që  zgjedhjet të mbahen më 14 shkurt. Fushata nis më 3 shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>