Kandidati i PS-së për deputet në Durrës Lefter Koka ju përgjigj akuzave të Presidentit Ilir Meta, për blerje votash dhe terrorizim të qytetarëve për qëllime zgjedhore.
“Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohë! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot” shkroi në Facebook, Lefter Koka.
Ai ju drejtua presidentit me fjalët:
“I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!”.
Meta më parë u shpreh se LSI ka mbajtur në kurriz korrupsion e Lefter Kokës dhe rrugacërit e djalit të tij, duke e bërë deri ministër.
Postimin e plotë mund ta lexoni këtu.