Lëvizja patriotike “Djemtë e Labërisë” “kanë kërkuar të mërkurën largimin e konsullit grek në Gjirokastër, me akuzën për bashkëpunim në shkombëtarizimin e shqiptarëve, gjatë protestës para konsullatës greke në Gjirokastër.
Kjo kërkesë vjen një ditë pasi një minoritar grek nga Finiqi, Manolis Vitos publikoi një video ku digjet falmuri shqiptar.
Personi dëgjohet në video të thotë se “Këtu jemi në Sarandë, jemi në Vorio Epir dhe kam gjetur këtë leckë dhe shikoni sesi po digjet, ku janë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë?”
Kjo video sipas anti-terrorit është regjistruar një vit më parë, poru publikua në Facebook, më 16 qershor 2020.
Ndërsa më 15 qershor, Lëvizja patriotike “Djemtë e Labërisë” dogjën flamurin e Vorio Epirit në varrezat e Këlcyrës, ku ndodhen varret e 21 ushtarëve grekë të vrarë në luftës Italo- Greke.