
Lëvizja Vetëvendosje nuk do të propozojë një emër të ri për kryeministrin e qeverisë së re, por do të kërkojë zgjedhje të reja.
Sipas gazetës Ekspress, burime nga LVV i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi që menjëherë pas përfundimit të pandemisë botërore të koronavirusit, të shpallë zgjedhjet e radhës.
Ndërsa zyra e shtypit së partisë tha se fokusi i qeverisë momentalisht është lufta kundër koronavirusit.
Qeveria Kurti, e cila u shkarkua të mërkurën më 25 mars, me një mocion mosbesimi të kërkuar nga LDK, partneri i saj në qeveri, do të vazhdojë të mbetet në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Rrëzimi i qeverisë Kurti pas vetëm 50 ditësh në pushtet, është kritikuar ashpër nga vendet e Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian.