Kryeministri Rama njoftoi se ka ardhur përgjigje pozitive për Eurobondin me vlerë 650 milionë euro që qeveria kërkoi të emetojë në qershor.
“Përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!” – shkruan Rama.
Lajmin e ndau duke vijuar një debat me gazetarin Andi Bushati një ditë më parë.
“Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur. Nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!” – shkruan Rama.