Liderët botërorë mbledhin 7,4 miliardë euro për gjetjen e vaksinës anti-Covid 19

Nga Exit News
Liderët botërorë mbledhin 7,4 miliardë euro për gjetjen e vaksinës anti-Covid 19

Udhëheqësit botërorë, me përjashtimin të presidentit amerikan Donald Trump, grumbulluan rreth 7.4 miliardë euro për të financuar studimet shkencore për vaksinat dhe terapitë kundër Covid-19.

Të mbledhur në një takim virtual organizuar nga Bashkimi Europian, liderët premtuan se paratë do të përdoren gjithashtu për shpërndarjen e vaksines në vendet e varfëra në kohë dhe në mënyrë të barabartë.

Paratë do të përdoren kryesisht për të përshpejtuar procesin e kërkimit dhe testimit të koordinuar mes grupeve të ndryshme të shkencëtarëve dhe për të nxitur kompanitë farmaceutike që të shpërndajnë çdo vaksinë e terapi dhe në vendet më të varfra, diçka që nuk ndodhi gjatë shpërthimit të gripit të derrave në vitin 2009.

Samiti virtual i thirrur nga BE-ja, u drejtua personalisht nga drejtuesit e Francës, Gjermanisë, Spanjës, Italisë, Kanadasë, Japonisë, Jordanisë, Norvegjisë, Izraelit, Afrikës së Jugut dhe BE-së, dhe mori formën e një maratone me premtime.

Departamenti i Shtetit Amerikan megjithëse nuk mori pjesë në takim, përshëndeti nismën dhe  e përshkroi atë si “konferencën e premtimeve në Evropë”, edhe pse samiti ishte parashikuar si një përpjekje globale, dhe jo evropiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>