Lirohet shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit, i akuzuar për përdhunimin e një të miture

Nga Exit News
Lirohet shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit, i akuzuar për përdhunimin e një të miture

Prokuroria liroi nga burgu Postës së Policisë të Fushë-Arrëzit, Izmir Duraku i hetuar pëf përdhunimin e një vajze 15 vjeç në Shkodër. Prokuroria e quajti të paligjshëm arrestimin sespe nuk ka fakte se Izmir Duraku ka përdhunuar vajzën dhe e quajti arrestimin të paligjshëm.

Duraku u arrestua më 5 qershor pas hetimit të kryer nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Polici.

Në lajmërimin e SHÇBA-së shkruhet se “ bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, një vajzë është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie, aktualisht [..] Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz në DVP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Ngjarja e ndodhur në 2015, u denoncua nga vajza më 5 qershor 2020. Sipas, dëshmisë, vajza në vitin 2015 ka shkuar në komisariatin e Shkodrës për të treguar se është përdhunuar nga disa përsona punonjës të Shtëpisë së Fëmijës Shkodër, dhe aty është përdhunuar nga punonjësi i Policisë.

Pas publikimit të lajmit, drejtori i Policisë Ardi Veliu e përjashtoi nga radhët e Policisë dhe ministri Lleshaj e dënoi rëndë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>