
Vijon prezantimi i kandidatëve për deputet nga kryeministri Rama në mbledhjen e Kryesisë së PS.
Ai është shprehur se pjesa më e madhe e emrave që kryesojnë listat janë gra dhe vajza, shpesh edhe të panjohura.
Disa nga emrat që kryesojnë qarqet kryesore janë si vijojnë:
- në krye të Qarkut Fier do të jetë Erion Braçe;
- në krye të qarkut Elbasan është Evis Kushi;
- në krye të qarkut Gjirokasër është Mirela Kumbaro;
- në krye të qarkut Lezhë do të jetë Lindita Nikolla;
- në krye të qarkut Durrës është Milva Ekonomi;
- në krye të qarkut Shkodër është Edona Bilali;
- në krye të qarkut Vlorë është Pranvera Resulaj;
- në krye të qarkut Kukës është Greta Duraku;
- në krye të qarkut Korçë është Eni Zake;
- në krye të qarkut Dibër është Lavdrim Krashi.
Lista në përditësim…