Lleshaj: Bashës i rrezikohet jeta

PD: Veprimi i Lleshajt shantazh për qëllime politike. Meta: Mbledhje me Kreun e SHISH dhe Komandatin e Gardës

Lleshaj: Bashës i rrezikohet jeta

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka bërë të ditur truprojës së Lulzim Bashës, në një takim informal në zyrën e tij, se Kryetarit të opozitës i rrezikohet jeta. Ky fakt u bë publik nga Partia Demokratike.

Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka bërë publik takimin informal midis punonjësit të Gardës, Feim Dollapaj, me detyrë shoqërues i kryetarit të opozitë, dhe i ka kërkuar Ministrit Lleshaj:

Të informojë menjëherë zyrtarisht PD-në mbi motivet që e kanë shtyrë për ta trajtuar këtë çështje në anashkalim të ligjit, si dhe të informojë menjëherë zyrtarisht, mbi seriozitetin dhe besueshmërinë e informacionit që keni përcjellë përmes shoqëruesit të Kryetarit të opozitës “mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së Kryetarit të Opozitës.

Në të kundërt, Partia Demokratike do ta konsiderojë veprimin tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim,” shkruan Bardhi.

Gjithashtu, gazeta Panorama raporton se Presidenti Meta ka thirrur një mbledhje me kreun e Shërbimeve Infromative Shqiptare dhe Komandatin e Gardës së Republikës për këtë situatë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>