LSI akuza prokurorisë për moshetimin e qeverisë për krizën e Kakavijës

Nga Exit News
LSI akuza prokurorisë për moshetimin e qeverisë për krizën e Kakavijës

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili denoncoi faktin se prokuroria nuk po heton përgjegjësinë e qeverinë në krizën në pikën kufitare të Kakavijës, ku mijëra emigrantë shqiptarë mbetën të bllokuar për 4 ditë, ku humbi jetën dhe një 10-vjeçar.

Në një konferencë për shtyp, Vasili deklaroi se qeveria shqiptare është njoftuar nga pala greke 2 javë përpara për rregullat e reja të kalimit të kufirit, por ajo nuk mori asnjë masë për të lajmëruar në kohë emigratët.

Vasili akuzoi prokurorinë se nuk e heton këtë gjë për të sqaruar qytetarët për përgjegjësit e vërtetë të krizës:

“Sot pas 3 ditësh të bërjes publike të këtij fakti të Kreut të Shtetit, nuk ka asnjë lëvizje nga Prokuroria Speciale për shpërdorimin e tmerrshëm të detyrës të Kryeministrit Edi Rama, njëherazi dhe Ministër i Jashtëm, nuk ka asnjë hetim për këtë çështje dhe e gjithë ajo që ndodhi me shqiptarët ka rënë në vesh të shurdhër dhe nuk përbën asnjë interes.”

Vasili deklaroi se SPAK në vend që të hetojë mosveprimet e qeverisë, po heton burimin e informacionit të presidencës, pra se si e mësoi presidenca që qeveria shqiptare ishte njoftuar nga pala greke për ndryshimet në rregullat e kalimit të kufirit.

nuk ka asnjë hetim për këtë shpërdorim që mund të prodhojë pasoja katastrofike dhe hetim ka se përse kjo e vërtetë u bë publike dhe shqiptarët u njohën se ç ‘qeveri të papërgjegjshme dhe të kriminalizuar që kanë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>