LSI akuzoi, të mërkurën, qeverinë se po merr masa të gabuara për ndalimin e përhapjes së Covid-19.
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili tha në një intervistë se, masat lehtësohen kur ulen rastet dhe ashpërsohen kur ka rritje raste, por në Shqipëri ndodh e kundërta.
“Këtu e heqim kravatën e politikës dhe flasim në emër të profesionit dhe një pune, që modestisht po ua them, e njoh shumë mirë. Ju e keni anoncuar masat e reja kufizuese, por ata që ju kanë dërguar masat nuk ju kanë dërguar asnjë argument me vete.
Minimumi duhet të ndodhte se, 1, 2, 3, 4 arsye, përkeqësimi i gjendjes, për arsye se janë vënë re këto tendenca të reja, ne do të kemi një mbyllje akoma më të fortë”, tha ai.
Sipas Vasilit mbyllja krijon një stres psikologjik dhe nuk parandalon përhapjen e Covid-19:
“Në rast se kemi identifikuar cili është problemi, pse mbyllen të gjithë? Çfarë krijon kjo? Kjo krijon një stres psikologjik; nuk kontrollon pandeminë; krijon një dëm ekonomik të jashtëzakonshëm se këta mijëra e mijëra biznese të mbyllura, sigurisht që humbasin.”