Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar kryeministrin Rama si bashkëpunëtor në vrajsen e Klodian Rashës.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha të martën se kryeministrin Rama po “merr përsipër të bëjë alibi të turpshme për të mbuluar krimin shtetëror” në vrasjen e Klodian Rashës.
“Përballë krimit shtetëror të qartë dhe pa ekuivok, Kryeministri mori përsipër që të bënte alibinë më të turpshme të këtij krimi shtetëror dhe të bënte mbrojtjen e sjelljes kriminale, e cila ndodhet në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Vasili në një deklaratë.
Sipas Vasilit shqiptarët prisnin që Ardi Veliu të shkarkohej dhe të përballej me drejtësinë.