
LSI deklaroi se numri i vdekjeve nga Covid-19 është rritur me 103 përqind që nga denoncimi i opozitës.
Në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan se që prej 24 tetorit numri i vdekjeve ka shkuar në 188.
“Rritje prej 103 % e vdekjeve me COVID pas 27 ditesh, duke krahasuar me 27 dite para dhe pas denoncimit te opozites. Rastet e vdekjeve u rriten nga 188 ne 383, pra plot
103 % . Prej dates 24 tetor deri ne 19 nentor jane shenuar 188 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.”
Vasili i bëri thirrje SPAK të hetojë mbi këtë çështje, duke theksuar se “po behet bashkefajtor i nje situate shume te rende, qe lidhet me humbjen e jetes se shqiptareve.”