LSI denoncon Ramën për ndërtimin e Spitalit të Fierit

Nga Exit News
LSI denoncon Ramën për ndërtimin e Spitalit të Fierit

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili akuzoi të martën kryeministrin Edi Rama se pas ndërtimit të Spitalit të Fierit fshihen interesa të tij.

Në një deklaratë për media, Vasili pyeti Ramën se çfarë e ka penguar të ndërtojë spitalin para 4 vitesh, siç kishte premtuar:

“Cili interes i fshehtë e pengoi Ramën, që nuk e filloi ndërtimin e Spitalit te Fierit katër vjet me parë, pasi kishte paguar edhe mijëra euro nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për projektin e spitalit Atelier 4 për ta bërë?”

Vasili publikoi dhe deklaratën e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi të bërë 4 vite më parë. Subashi deklaronte se do të ndërtohej shumë shpejt spitali i Fierit, bashkë me një Universitet të Mjekësisë.

Pas 4 vitesh, vetëm javën e fundit Rama njoftoi se spitali do të ndërtohet dhe do të financohet nga Turqia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>