
Lëvizja Socialiste për Integrim e quajti vendimin e Komitetit të Ankimieve për mos përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, të “njëanshme në shërbim të Rilindjes”.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Braimllari u shpreh se LSI do ët paraqesë prova se si në kutitë e votimit në Berat u shtuan më shumë vota.
“Qendra e votimi 3456 janë marrë 959 fletë votimi por në mbyllje të procesit janë dorëzuar 45 fleta më shumë. Gjithashtu mungon edhe raporti i pajisjes elektorinike”, u shpreh Braimllari për media, më 20 maj.