
Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI i kërkoi Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion nisjen e hetimeve për KQZ-në, për vonesën në dorëzimin e materialeve filmike të KZAZ-së në 4 qytete.
Përfaqësuesja e LSI-së Silvi Caka deklaroi për median të enjten se KQZ nuk ka dorëzuar pamjet filmike për KZAZ-të nr. 66 në Berat, 25 në Shijak, 70 në Maliq dhe numër 47 të Elbasanit.
“I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë menjëherë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike, të cilat sipas ligjit, duhet t’i vendosen pa vonesë në dispozicion, çdo subjekti politik të interesuar”, u shpreh Caka.