LSI kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat në Kolegjin Zgjedhor

Nga Exit News
LSI kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat në Kolegjin Zgjedhor

Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë në Kolegjin Zgjedhor që zgjedhjet në qarkun e Beratit të shpallen të pavlefshme.

Pas rinumërimit të 114 kutive të qarkut të Beratit, LSI ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve se nuk ka marrë parasysh shkeljet e gjetura dhe se ka marrë pjesë në shkatërrimin e procesit zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, deklaroi se në 24 qendra votimi që u rinumëruan ka patur 115 shkelje si votim të dyfishtë dhe më shumë fletë votimi në kuti sesa votues.

Sipas Braimllarit në kuti janë hedhur vota shtesë nga përfaqësues të Partisë Socialiste.

Ai është shprehur se këto fakte do të mjaftonin për ta shpallur të pavlefshëm rezultatin zgjedhor në këto 24 qendra votimi.

“Ne nuk do të ndalemi, do ta vazhdojmë betejën tonë në Kolegjin Zgjedhor ku do të paraqesim fakte konkrete për pavlefshmëri të procesit”, tha Braimllari

Në KQZ përfundoi sot rinumërimi i 114 kutive të votimit në qarkun e Beratit pas kërkesës së LSI-së me pretendimin se kishte patur parregullsi gjatë votimit dhe numërimit.

Pas rinumërimit të 114 kutive, u gjet se LSI kishte 15 vota më shumë nga çfarë ishte raportuar fillimisht nga rezultati paraprak i KQZ-së.

Megjithatë këto 15 vota shtesë nuk e ndihmojnë LSI-në për të marrë një mandat në qarkun e Beratit.

LEXO  Rama akuzon PD-në se ka ndikuar CDU-në për moshapjen e negociatave

LSI-së i duheshin mbi 77 vota për të marrë mandatin, i cili do t’i zbritej PS-së.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme