Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit dhe përsëritjen e votimit në këtë zonë.
Në kërkesën e dërguar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI pretendon se në 24 qendra votimi (QV) ka patur parregullsi gjatë procesit të votimi dhe numërimit.
Për këto parregullsi, LSI shprehet se ka siguruar prova të cilat mjaftojnë për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këto QV.
Sipas rezultatit paraprak të zgjedhjeve të shpallur nga KQZ, LSI nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat në qarkun e Beratit.
Më herët, LSI ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të rezultatit zgjedhor në qarkun e Gjirokastrës, ku nuk arriti të fitojë asnjë mandat.