
Partia Socialiste për Integrim i quajti listat e kandidatëve për deputet të PS-së si “funerali i emrit, identitetit dhe gjithçkaje që quhej PS”. Nënkryetari i LSI-së pterit Vasili në një deklaratë për shtyp të martën u shpreh se lista e PS-së është:
“Lista e sektit të Rilindjes dhe funerali i PS, i vlerave që ka mbartur dhe njerëzit që kanë kontribuar në të duke i vënë vulën e duke u ndarë, pasi Edi Rama ka turp nga e kaluara e mirë e PS. Kjo listë është e horrarve të inceneratorëve, parave të pistave, e mafias, e lavatriçes së parave të krimit dhe mafies, e koncesioneve, e klientëve”.
Ai e quajti Ramën “kryebandit të rilindjes, kryeplackitësi i parave dhe pronës së shqiptarëve, tradhëtar i interesave kombëtare, grabitësi i 7,2 miliardë euro me koncesione…”.
Reagimi i LSI-së erdhi pasi Rama e quajti listën e saj si “Lista e OFL-së” dhe LSI-në si “magazinë e shitjes së dokrrave dhe blerjes së votave”.