
LSI deklaroi se i takon një mandat në Berat. Gjatë seancës së sotme në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj deklaroi se numri i votave të LSI në Berat është më i madh se herësi i pestë i PS, dhe rrjedhimisht atyre i takon një mandat në Berat.
“Numri i votave të LSI është më i madh se herësi i pestë i PS, rrjedhimisht subjekti PS duhet të përfitonte 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI një mandat. Vlerësojmë se me transparencë ky komision duhet të marrë hapa për këqyrjen e të gjithë materialeve dhe numërimin e tyre në seancë publike.”, u shpreh ai.
Ndërkohë pro rinumërimit ishte dhe përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji, i cili pohoi se rinumërimi nuk ndryshon rezultatin.
KAS u tërhoq pas parashtrimeve të palëve për të marrë një vendim për Beratin.