LSI: Qeveria braktisi bujqësinë, duhen 100 milionë euro për rimëkëmbjen e saj

Nga Exit News
LSI: Qeveria braktisi bujqësinë, duhen 100 milionë euro për rimëkëmbjen e saj

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi se qeveria braktisi bujqësinë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se bujqësia po merr nga shteti më pak se 0.1 përqind.

“Është e braktisur bujqësia, e cila jep 20 përqind të prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë por merr më pak se 0,1 përqind nga sa jep. Bujqësia është e vetmi sektor i ekonomisë që mbeti i pa financuar gjatë pandemisë së koronavirusit. U lanë pa mbështetje dhe pa para fermat dhe fermerët si në asnjë vend tjetër në rajon dhe Bashkimin Evropian.”

Panariti pohoi se vetëm një e katërta e atyre që kanë aplikuar për subvenciomim iu është pranuar kërkesa. Ai theksoi nëse sektori i bujqësisë nuk mbështetet 100 milionë euro, ai do të rrudhet edhe më tej.

“Këtë vit nga 4814 aplikime për subvencion të blegtorisë janë miratuar vetëm 1714 prej tyre. Pra vetëm një në katër. Jo më larg se tre vite më parë në vitin 2017 të gjitha aplikimet për blegtorinë u pranuan dhe u financuan. Edhe për prodhimin e serave këtë vit, nga 714 aplikime janë miratuar vetëm 225, pra edhe këtu kemi katër herë më pak mbështetje nga sa janë kërkesat. Opozita e bashkuar dhe LSI është e bindur se pa u mbështetur me të paktën 100 milionë euro, sektori nuk mund të kthehet në konkurues dhe do të rrudhet edhe më tej.

Ish-ministri i bëri thirrje qeverisë të rikthejë rimbursim të plotë të TVSH, jo vetëm 6 përqind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>