Lëvizja Socialiste për Integrim do të apeloj vendimin e KAS për moshpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Berati, në Kolegjin Zgjedhor. Ardit Cela, kandidati i LSI-së për deputet në Berat u shpreh se KAS i vodhi mandatin e LSI-së në tavolinë.
“Nëpërmjet seancave live, u faktua botërisht [..] që në të paktën 24 qëndra votimi në qarkun e Beratit, rezultati është i pavlefshëm. Kutitë janë mbushur. U vërtetua se zgjedhjet janë vjedhur”, u shpre Cela për median.
Ai e quajti një vendim politik “të parafabrikuar nga zyra e Partisë Socialiste”.
“Lëvizja Socialiste për Integrim e do t’i shkojë deri në fund betejës për të zbardhur të vërtetën”, përfundoi Cela.