Luan Daci përballet sot në gjyq me ata që shkarkoi nga detyra

Nga Exit News
Luan Daci përballet sot në gjyq me ata që shkarkoi nga detyra

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit do të gjykojë sot, 29 tetor, çështjen e Luan Dacit, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në seancën e sotme, do të dëshmojnë kundër Dacit, Besnik Cani, ish-anëtari i KLP-së, ish-prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla, të shkarkuar nga trupa e KPA-së ku ka qenë dhe Daci pjesë.

Ata janë dhe kallëzuesit e Dacit, të cilët njoftuan SPAK-un për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i kolegjit të apelimit.

Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.

Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat.

Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.

Pas kësaj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>