230 të vdekur u shënuan nga lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që prej fillimit të përplasjeve, dy javë më parë. Të dyja vendet kanë injoruar thirrjet e Francës dhe të Rusisë për armëpushim.
Armenia deklaroi të shtunën se do të përdor “të gjitha mjetet” për të mbrojtur etnikët armenë nga sulmet e Azerbajxhanit, të cilët u shprehën se kanë fituar terren në rajonin Nagorno-Karabakh.
Secila palë ka shkatërruar qindar tanke. Pala azere deklaroi fitore, dhe presidenti Aliyev i përshendeti drejtuesit e ushtirsë për pushtimin e fshatit Karabakh.
Ndërsa ministri armen i mbrojtjes tha se situate ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. “ në një luftë kaq të madhe ndryshimet ndodhin shpejt, fitojmë dhe humbim”, i tha ai gazetarëve.
Kjo është lufta më e ashpër mes dy vendeve që prej vitit 1990 ku u vranë rreth 30 mijë persona.