Lukashenko urdhëron masa të rrepta ndaj protestave në vend

Nga Exit News
Lukashenko urdhëron masa të rrepta ndaj protestave në vend

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, urdhëroi ministrin e tij të mbrojtjes të marrë “masa të rrepta” për të mbrojtur integritetin territorial të vendit pas protestave masive kundër zgjedhjeve presidenciale.

“Kjo përfshin marrjen e masave strikte për të mbrojtur integritetin territorial të vendit”

Lukashenko deklaroi se protestat masive të fundi po marrin mbështetje nga vendet perëndimore dhe urdhëroi ushtrinë të mbronte Bjellorusinë perëndimore, të cilën ai e quajti “një perlë”.

Ai shtoi se trupat e Nato në Poloni dhe Lituani po “lëvizin seriozisht” në afërsi të kufirit të Bjellorusi, duke urdhëruar trupat e tij në gatishmëri të plotë luftarake.

Polonia dhe Lituania i mohuan këto akuza, ndërsa NATO i quajti ato të pabazuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>