Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, deklaroi se beteja për ta çuar Saimir Tahirin përpara drejtësisë do të vazhdojë.
Në një deklaratë për shtyp, Zoti Basha u shpreh:
“Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë.
Pavarësisht mbrojtjes që i bëri dje mazhoranca, faktet që disponon prokuroria dhe partnerët do të bëjnë që të marrë përgjegjësinë penalen në përpjekjen e suksshme për ta kthyer vendin në vendin kryesor për transportin e drogave të rënda dhe lehta drejt Evropës.
Qëndrimi i qeverisë amerikane është i qartë; ata dënojnë çdo përpkje që politikanët të jenë mbi ligjin dhe jashtë ligjit dhe që imnuteti të jetë mbi ta.
Saimir Tahiri është fillimi i çmontimit të narkoshtetit. Kjo është luftë sa ka filluar dhe nuk është as e lehtë e as e shkurtër. PD do të ketë rolin e saj në këtë luftë në planin institucional duke mbështetur prokurorinë dhe gjykatat, në planin legjislativ për të zhveshur përfaqësuesit e politikës nga imuniteti dhe në planin politik që Shqipëria të çlirohet nga droga e krimi që ka depërtuar në qeveri, ekonomi, polici e çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.
Në përpjekjet që ne po bëjmë, me BE dhe SHBA jemi krah për krah; beteja sa ka nisur dhe jemi të inkurajuar nga mbështetja që është dhënë dhe do të jepet dhe ajo kalon vetëm përmes çmontimit të narkoshtetit dhe çdo politikani që i ka shërbyer për të pasur një shqipëri të çliruar nga mafia.”