Ndryshim rrënjësor në PD?

Ndryshim rrënjësor në PD?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi, sot, se do të organizojë primaret në zgjedhjet e kandidatëve për deputet nga anëtarët e FRPD-së.

Ai u shpreh se  – “Me votë u zgjodhën drejtuesit e Forumit Rinor, me votë të përzgjidhen dhe 49 kandidatët për deputet nga radhët e të rinjve.”

Zoti Basha, gjatë takimit me të rinjtë në Lezhë tha se do të përpiqet të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik për çështjen e zgjedhjeve dhe sistemit të drejtësisë.

“Do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt.”

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>