“Pjesa më e madhe e vendeve ranë dakord të hapin bisedimet me Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e vendeve ishin kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë”.
Kështu u shpreh Presidenti francez Emmanuel Macron për gazetën The Economist në lidhje me mos hapjen e negociatrave me Shqipërinë..
Pyetjes së The Economic nëse vendet e BE-së kundër negociatave me Shqipërinë po “po fshihen pas Francës”, Macron iu përgjigj:
Pyeti ato nesër nëse duan të hapin bisedimet me Shqipërinë. Gjysma do të thonë jo. Ato duan t’i hapin me Maqedoninë e Veriut, …ata [maqedonasit] ndryshuan edhe emrin dhe kjo është një arritje historike.
E vërteta është se nëse nuk hap bisedimet me Shqipërinë krijon një traumë të tmerrshme në rajon. Komunitetet shqipfolëse janë kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, atëherë do të destabilizoni rajonin.
Pra, unë besoj se, së pari ne duhet të reformojmë procedurat sepse ato nuk janë më të përshtatshme. Ato nuk janë startegjike. Ato nuk janë politike. Janë shumë burokratike dhe të pakthyeshme mbarapsht, dhe duhet të jenë të kthyeshme.
Së dyti, nëse jemi të shqetësuar për rajonin. Çështje [më prioritare] përpara Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është Bosnje-Hercegovina.
Së treti, duhet të reformojmë procedurat tona përpara se të hapim bisedimet. Nëse e bëjmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë jam gati të hap bisedimet.
Dhe nëse këto vende kanë bërë edhe disa përpjekje më shumë. Por unë nuk dua asnjë vend të ri derisa ne të kemi reformuar Bashkimin Evropian. Unë mendoj se kjo është një kërkesë e domosdoshme dhe e drejtë.