
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të zbatojnë masat higjeno-sanitare kundër përhapjes së Covid-19, pasi numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu këshillon qytetarët që të:
Të ruajnë distancën 1,5 metër nga njëri-tjetri;
Te vendosin maskë kur nuk mund të ruhet distanca;
Të mbajnë duart e pastra dhe të mos prekin shpesh fytyrën;
Të pastrojnë sipërfaqet me dezinfektantë dhe të ajrosin ambientet.