
Kryeministri, Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar procesin e vaksinimit në qytetin e Lezhë.
Vizita është njoftuar nga vetë Rama në rrjetin Facebook.
Tre stendat e ngritura në këtë qytet po shërbejnë për vaksinimin e të moshuarve mbi 70 vjeç.
Ministrja Manastriliu, tha se ditën e sotme në qytetin e Lezhës janë vaksinuar mbi 150 persona, ndërsa në total në qytet janë kryer 1500 vaksinime.
“Ditën e sotme janë vaksinuar mbi 150 të moshuar, në total në Lezhë kemi 1500 të vaksinuar, bashkë me mësuesit”, tha Manastriliu.