Manastirliu: Do vaksinohen 60 qytetarë në orë

Nga Exit News
Manastirliu: Do vaksinohen 60 qytetarë në orë

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu deklaroi të hënën, se në stadium është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë. Ajo tha se në të gjithë ambientin janë vendosur 60 vende ku do të kryhet vaksina dhe puna do të vijojë për 8-10 orë.

Teksa inspektoi stadiumin bashkë me kryeministrin Rama, Manastirliu u shpreh:

Në fillim do të vijnë qytetarët dhe do të ulen në poltronet e paravaksinimit duke plotësuar dokumentet nga mjeku.

Më pas do të vihet dhe do të bëhet vaksina, më pas do të qëndrohet 30 minuta për të parë se si reagon trupi, do ulen në qendrat e pas vaksinimit.

Do kemi skuadrat e vaksinimit, mjekët si dhe disa nga urgjenca. Aktualisht janë vendosur dhe po vijojnë të vendosen postacionet për të kryer vaksinën.”

Ministra njoftoi se do të ngrihen edhe qendra në qytetet e tjera. Ajo tha se do të niset fillimisht me Vlorën dhe Shkodrën e më pas në të gjithë vendin.

“Do të vijojmë paralelisht me Tiranën. Do vijojmë më pas me Vlorën dhe Shkodrën dhe më pas në të gjithë vendin.

Për vaksinën Pfizer/ BioNTech ne kemi kapacitete për të pritur deri në 30 mijë vaksina. Ne kemi siguruar kapacitetet frigoriferike për të pritur kaq vaksina. Për depot frigoriferike ne i kemi.” 

Kryeministri Edi Rama deklaroi më 1 janar se 10750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 do të vijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit.

30250 doza të tjera do vijnë në shkurt, tha Rama dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>