Manastirliu forcon masat: nga mbyllja e bareve dhe restoranteve tek gjoba 20 milionë lekë

Nga Exit News
Manastirliu forcon masat: nga mbyllja e bareve dhe restoranteve tek gjoba 20 milionë lekë

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar qeverisë marrjen e masave ekstreme, si mbyllja e lokaleve, bareve, restoranteve dhe gjobitjen e atyre që nuk i zbatojnë deri në 20 milionë lekë. Masat e reja të propozuara nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu janë:

1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

2. 5 mijë eruo gjobë gjobe për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë Urdhërin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë qe nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.

3. 20 milionë lekë të vjetra gjobë për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

4. Çdo punonjës duhet të respektojë distancëmn prej 1.5 metra nga njëri-tjetri, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>