
Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar qëndrën e vaksinimit në shkollën Qemal Stafa, ku aktualisht po zhvillohet vaksinimi i mësuesve me dozat e AstraZeneca-s.
Manastirliu informoi se në Tiranë janë 7 qendra të tilla të vaksinimit zonal ose gjimnaze që janë shndërruar në qendra vaksinimi.
Ajo u shpreh se tashmë me aprovimin e vaksinës AstraZeneca nga ana e Autoritetit Europian të Barnave, është ulur edhe hezitimi fillestar i mësuesve për t’u vaksinuar.
“Është një vaksinë që ofron edhe më tepër mbrojtje seç është konstatuar në fazën e testimit,” tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se qeveria i ka besuar ekspertëve dhe njoftoi se deri tani me këtë vaksinë janë vaksinuar mbi 6100 mësues.