Manastirliu, strategjinë e testimit e vendos OBSH

Nga Exit News
Manastirliu, strategjinë e testimit e vendos OBSH

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha të hënën se qeveria ka porositur 30 mijë teste. Ajo sqaroi se strategjinë e testimit e kanë vendosur ekspertët në zbatim të rekomandimeve të  Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra për shtyp e Ministrisë, Manastirliu u shpreh se strategjia e testimit vendoset nga ekspertët. Gjurmimi epidemiologjik kryhet sipas standardeve të OBSH-së.

“Ne nuk kemi probleme me kapacitetet [e testimeve]. Kemi aktualisht [stok] dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”

Çështja e numrit të testimeve është kthyer së fundmi në një përplasje politike mes opozitës dhe qeverisë.

Opozita ka kërkuar rritjen e numrit të testeve për koronavirus me argumentin se në këtë mënyrë epidemia mund të izolohet më shpejt.

Kryeministri Rama ka deklaruar se qendrimi në shtëpi dhe kufizimi i lëvizjeve janë e vetmja strategji e efektshme për të frenuar epideminë.

Për këtë kryetari i PD-së, Basha replikoi duke theksuar numri i ulët i testeve mund të sjellë pasoja të rënda.

Deri të hënën, më 6 prill, autoritetet shëndetësore shqiptare kishin testuar 2 571 persona me koronavirus, prej të cilëve 377 kanë rezultuar të infektuar.

Prej 9 marsit ku u diagnostikua i infektuari i parë me Covid-19, dita me më pak teste ka qenë 15 marsi me 27 analiza, ndërsa dita me më shumë teste 4 prilli me 216 teste.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas për numrin e testeve vetëm Malin e Zi (1 722 teste) dhe Kosovën (1964 teste).

Në 7 shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë si total mbi 55 milionë banorë, janë testuar rreth 37 mijë persona.

Për nga testet kryesojnë Koacia me mbi 10 mijë testime (1 222 të infektuar) dhe Serbia me rreth 8 600 (2 200 të infektuar).

Në përgjithësi 5 400 njerëz janë diagnostikuar me Covid-19, gati 40 për qind e tyre janë në Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>