
Ministrja Ogerta Manastirliu falenderoi SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve mjekësore shqiptare nëpërmjet dhurimit të paisjeve mjekësore dhe materialeve mbrojtëse.
Në një postim në Twitter, Manastirliu shkruan:
“Mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikë për të gjithë ndihmën e dhënë për rritjen e kapaciteteve mjekësore. Falenderime të shumta dhe për ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim për mbështetjen e vazhdueshme dhe konkrete me paisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse.”
Ndërkohë ambasadorja Kim ka shpërndarë tweet-in e Manastirliut, duke falenderuar të gjithë ekipin mjekësor për sakrificën dhe punën e tyre kundër Covid-19.