
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu njoftoi të hënën se në ditën e dytë të vaksinimit masiv në Shqipëri u kryen 20 mijë vaksinime.
“Dita 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.
Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID në total janë kryer mbi 95 mijë vaksinime.