Manastirliu njofton mbërritjen e mbi 15 mijë vaksinave Pfizer

Nga Exit News
Manastirliu njofton mbërritjen e mbi 15 mijë vaksinave Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se 15,210 doza të vaksinës Pfizer në vend do të mbërrijnë të hënën në vend.

Gjatë interpelancës në Kuvend ajo u shpreh se deri më tani janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë.

“Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Mbi 13 mijë janë vaksinimet e kryera përgjatë kësaj periudhe. Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës së kontratës së Pfizerit, 15,210 doza vaksine do të vijnë në vend. Dhe ne do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit, duke përmbyllur stafet tona mjekësore dhe duke vijuar me vaksinimin e grupmoshës +80.”

Manastirliu pohoi se brenda dy javëve do të vijnë dhe 14,400 vaksina të Astra Zeneca nga skema e COVAX, ku do të nisi dhe vaksinimi i mësuesve.

Në lidhje me situatën epidemiologjike në vend, ministrja tha se është vërejtur një ulje e lehtë e infektimit.

“Kemi një incidencë dy javore 495 raste për 100 mijë banorë. Shihet dhe vlerësohet një ulje e lehtë krahasuar me dy javë më parë, ku kishim një incidencë prej 525 raste për 100 mijë banorë.”

Shqipëria ka marrë aktualisht 17355 doza të vaksinës së Pfizer. Sipas kontratës me kompaninë, në fund të shkurtit duhet të ishin dorëzuar rreth 40 mijë doza por ky afat është shtyrë për në mars.

Kryeministri Rama ka premtuar të tjera doza nga vende ‘anonim’ të cilat nuk është bërë e ditur se kur do të vijnë.

Deri në fund të shkurtit sipas kryeministrit Rama do të vijnë gjithësej 40 mijë doza.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>