
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu akuzoi opozitën dhe presidentin se po përdorin politikisht pandeminë e Covid-19.
Duke folur në kuvend, të enjten, Manastirliu citoi dhe disa nga deklaratat e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së:
“Atje ku ka patur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re mungesë respekti për shkencën dhe punonjësit e mjekësisë.
Ndaloni përdorimin politik të Covid, pandemia nuk është futboll politik.”
Manastirliu akuzoi opozitës se ka nisur ping-pongun politik që ka nisur pandemia dhe se nuk e kupton që vendimet e qeverisë merren bazuar në rekomandimet e ekspertëve:
“Pandemia është përdorur edhe pa ardhur rasti i parë në vendin tonë. Ping-pongu politik është sporti i opozitës që ka nisur ende pa filluar pandemia.
Sot flasin për kapacitete por më herët i kanë bërë thirrje Kavajës çohuni se do ju sjellin karantinën.
Nuk po flas për testet se vendosin objektiva të pavlerësuara nga pikëpamja shkencore. Sduan ta kuptojnë se vendimet e qeverisë janë të bazuara nga komitetë ekspertësh.”