Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se pediatria në Durrës do të mbështesë pediatrinë e QSUT në rast se do të ketë shtim të rasteve të fëmijëve të prekur me Covid-19.
Gjatë inagurimit të saj, ajo tha se ky spital ka një kapacitet prej 90 shtretërish.
“Është një spital që do të ofrojë shërbime cilësore për fëmijët dhe kushte shumë të mira për personelin. Është një ndër spitalet më të mira pediatrike që kemi. Ka një kapacitet prej 90 shtretërish.
Duke qenë se QSUT po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë dhe nëse atje do të këtë shtimë të rasteve me Covid19 apo rritje të numrave, është menduar që pediatria e Durrësit të jetë në mbështetje të QSUT, pra të jetë back-up i tij.”