
Gjatë vizitës në qëndrën e vaksinimit në Lezhë, ku filloi procesi i vaksinimit të mësuesve, Rama informoi se vaksinat Astra Zeneca janë të sigurta për përdorim,
“Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Itali, e ka rifutur Astra Zenecan sepse e ka verifikuar që nuk asnjë lidhje me ato rastet që kanë ndodhur,” u shpreh ai.
Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, tha se 38 400 dozat e AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje dhe Divjakë.
Ajo bëri me dije se procesi ka ecur mirë dhe nuk ka patur probleme.
Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se të hënën mbërrijnë nga Pfizeri një tjetër raund vaksinash.
“Sot kemi njoftim për mbërritjen sërish nga Pfizer të 9320 dozave të tjera,” tha Ministrja e Shëndetësisë.