Manastirliu: Të hënën vijnë në Shqipëri dozat e reja të vaksinës Pfizer

Nga Exit News
Manastirliu: Të hënën vijnë në Shqipëri dozat e reja të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri një vizitë në Spitalin Infektiv të marten, më rastin e 1 vjetorit të nisjes së pandemisë.

Manastirliu shprehu mirënjohje dhe falenderime ndaj ekipit mjekësor të Infektivit, duke bërë një bilanc të këtij viti pandemie.

Ajo lajmëroi gjatë takimit, të publikuar në rrjetin Facebook, se të hënën Shqipëria pret të marr dozat e tjera të vaksinës Pfizer.

Më shumë se 20 mijë vaksinime janë kryer deri tani, presim të hënën të vijnë dozat e tjera të kontratës së Pfizer, për të vijuar vaksinimet e të gjithë personelit dhe të moshuarve që tashmë i kemi kryer me dozën e parë,” u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se së shpejti do të mësohet edhe data e mbërritjes së 14,400 vaksinave vaksinës AstraZeneca, pjesë e programit  COVAX.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>