88 të infektuar të rinj dhe 3 viktima nga Covid-19 janë raportuar sot në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve.
Ndërkohë 123 qytetarë raportohen të jenë shëruar.
Maqedonia e Veriut raporton gjithsej 8197 të infektuar dhe 385 viktima.
Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur zgjedhjet e përgjithshme, për të zgjedhur 120 deputetë dhe qeverinë e ardhshme të vendit.