Maqedoni e Veriut, viktima e parë me variantin britanik të Covid-19

Nga Exit News
Maqedoni e Veriut, viktima e parë me variantin britanik të Covid-19

Një i infektuar me variantin britanik të Covid-19 ka humbur jetën në 30 janar, në Maqedoninë e Veriut. Ai është viktima e parë e raportuar në Maqedoni, me një mutacion të virusit.

Pak ditë më parë, mediat raportuan për dy persona të infektuar me variantin britanik.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i bëri apel qytetarëve të mos panikosen, por të tregohen të kujdeshëm.

“Ishim në pritje të paraqitjes së këtij lloj mutacioni në vendin tonë, sepse ai tashmë është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në vendet e ballkanit. Ky lloj mutacioni i virusit ka 70 për qind transmentim më të shpejtë, por nuk ka vend për panik,” u shpreh ai.

Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në mbi 70 shtete deri më tani, sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë.

Autoritetet britanike kanë thënë se ai është më i transmetueshëm dhe ka shenja që sugjerojnë se është edhe më vdekjeprurës.

Kompanitë, Pfizer dhe Moderna kanë njoftuar se vaksinat e tyre ndaj Covid-19 do të jenë efikase edhe kundër varianteve të reja të shfaqura në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>