
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shprehu zhgënjimin p Bashkimin Europian që nuk miratoi kornizën e negociatave për antarësim, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria.
Këshilli Europian pritet të miratojë të enjten konkluzionet e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.
Këto konkluzione i bëjnë thirrje vendeve të Ballkanit që të zgjidhin përplasjet mes tyre, edhe për mos-dakordësitë për kufijtë, si është dhe rasti mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Në një reagim zyrtar, Shkupi kujtoi se i ka plotësuar të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, gjë që do të niste edhe procesin e negociimit për antarësim të Maqedonisë.
Qeveria e Zaev akuzoi BE-në se po bën gabim të madh gjeostrategjik duke tradhëtuar pritshmëritë e qytetarëve maqedonas.
Maqedonia u shpreh e vendosur për të mos diskutuar më asnjë çështje që ka të bëjë me identitetin kombëtar.