Maqedonia e Veriut, mësimi fillon në tetor

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut, mësimi fillon në tetor

Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut do të fillojë në 1 tetor. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev.

“Viti shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Për shkak të përgatitjes së protokolleve shëndetësore, mësimi duhet të nisë më 1 tetor. Vendimi do të merret në seancën e parë të qeverisë, në të cilën do të miratohen edhe ndryshimet ligjore për mbarëvajtjen e procesit mësimor”

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut i rekomandoi qeverisë që mësimi nga klasa e parë deri në të tretën të zhvillohet në shkolla, ndërsa fëmijët që nuk duan të rikthehen në shkolla, mund ta ndjekin mësimin online.

Nga klasa e katërt deri në të nëntë dhe të mesëm, mësimi është parashikuar të zhvillohet online.

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet më të prekura në Ballkanin Perëndimor nga pandemia e koronavirusit.

Mbi 13,800 persona janë infektuar atje dhe mbi 570 kanë humbur jetën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>