Deklarata e Kryeministrit Edi Rama ka rritur tensionet ndërmjet Athinës dhe Tiranës. Kryeministri tha se Athina i detyrohet shumë popullatës shqipfolëse të cilët kanë jetuar gjatë kohës; si për shembull shpëtimi i Akropolit nga ndërhyrja e Arqipeshkvit Gjergj Dushmani.
Pohimet e Ramës shkaktuan menjëherë reagime nga media greke, të cilat i konsideruan ato provokuese, të drejtuara nga retorika nacionaliste dhe argumente të pavërtetuara, duke pohuar se Arqipeshkvi Dushmani ishte grek. Konflikti u përhap dhe në median sociale, i shoqëruar me një gjuhë urrejtje nga të dyja palët.
Historia filloi pas protestës së Ministrisë së Punëve të Jashtme greke për shembjen e 19 shtëpive në Himarë, në pronësi të komunitetit greqishtfolës. Ministri i jashtëm Kotzias u përqendruar vetëm në çështjet e komunitetit greqisht folës dhe përmendi planin e qeverisë për shembjen e qindra ndërtesave të tjera në vend, pjesë e planit për rindërtimin e ubanizimit kaotik të ndodhur pas viteve 1990, këtë fakt qeveria greke nuk e përmendi në protestë.
Nuk është hera e parë që qeveria greke përpiqet t’i tregoj Shqipërisë atë çfarë duhet të bëj për të ruajtur fqinjësinë. Ajo vazhdimisht kërkon më shumë të drejta për minoritetin grek në Shqipëri.
Greqia shpesh ka marrë një qëndrim të karakterizuar nga principet e realpolitikës në marrëdhëniet më Shqipërinë. Rasti më i fundit është deklarata e Ministrisë së Jashtme greke se Greqia ka më shumë për të thënë në arenën ndërkombëtare se sa Shqipëria.
Ky pohim të kujton një shprehje nga Melian Dialogue nga Thukididi, “E drejta, për aq kohë sa bota ekziston, është vetëm një çështje ndërmjet fuqive të njëjta, ndërsa të fuqishmit bëjnë atë çfarë munden, dhe të dobëtit vuajnë atë që duhet.” Qartazi Greqia, sipas pohimeve të ministrit Kotzias, nuk e percepton Shqipërinë si të barabartë.
Marrëdhënia ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë shumë herë ka shkaktuar tragjedi, të cilat edhe Sofokliu, Eskili ose Shekspiri do t’i kishin zili. Të dy vendet ndajnë shumë histori fatkeqësish dhe shkatërrimi ndërmjet tyre. Si për shembull historia e fshatit Hormovë në Shqipërinë e Jugut.
Në vitin 1821, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë, në Hormovë, shqiptarët dhe grekët luftuan bashkë kundër kërcënimit otoman, armikut të tyre të përbashkët.
Ishte koha kur një tjetër shqiptarë “i vërtet” shpëtoi Akropolin; Konstantin Hormoviti, i lindur në Hormovë (e njohur me emrin Lagoumitzis, nga fjala greke lagoumi që do të thotë “strofull”) i cili u bë i famshëm për veprimet e tij të suksesshme gjatë rrethimit të Messolonghi, dhe rrethimit të Akropolit (1826 -27), ku ai minoi rrethuesit otoman. Ishte ekzaktësisht në rrethimin e Akropolit ku ai gërmoi një tunel dhe sabotoi planet otomane për të shpërthyer Partenonin.
Fakte të tjera, të cilat dëshmojnë veprimet e hormovitëve gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë mund të nxirren nga Gjeneral Makriyannis – oficeri i famshëm i ushtrisë greke, politikan dhe shkrimtar. Në këto dokumenta mund të gjehen disa të vërteta të paleverdisshme të cilat nuk mund të falsifikohen nga asnjë shqiptarë.
Saga ndërmjet Hormovës dhe Greqisë vazhdon sërish në 19 prill të 1914, kur grupe të milicisë greke masakruan 220 burra hormovitë në Manastirin e Shën Marisë. Hormova nuk është e vetmja e cila ra viktimë e nacionalizmit grek të kohës. Një fat të tillë patën edhe disa fshatra në jug të Shqipërisë në rajonin e Korçës, Tepelenës, dhe Gjirokastrës; fshatrat si Panariti, Këlçyra, Beduqas, Fratar, Varibob dhe të tjerë.
Sidoqoftë, rasti i Hormovës është i famshëm jo vetëm për masakrën, por edhe për vendi ku ajo ndodhi.
Nën pretekstin e një mbledhje milicia greke i tërhoqi burrat e fshatit brenda në manastirin e Shën Marisë.
Ndoshta hormovitët kanë menduar se grekët dëshironin të falenderonin popullsinë e fshatit për ndihmën e tyre gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë dhe të zhvillonin homazhe. Asnjë nuk e pati menduar se një masakër e tillë do të ndodhte brenda një vendi të shenjtë.
Çfarë i detyroi grekët të thyenin çdo lloj ligji të shenjtë? Por, një gjë që ne mund të mësojmë nga kjo tragjedi është se veprimet e mira të së shkuarës kurrë nuk do të njihen nga fqinjët tanë.
Shumë njerëz në Greqi do ta kundërshtojnë argumenti se shqiptarët që kanë luftuar gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë ishin shqiptarë të vërtet. Sipas tyre, ato ishin shqiptarë të cilët përqafuan vlerat greke.
Por cilat janë vlerat greke? Ato të përcaktuar nga Kristianizmi, Homeri apo nga “sallata greke”? Mos ndoshta ato janë krijuar nga “qindra të vdekur nga djersitja në rrota” ashtu sikurse e përshkruan poeti grek Odise Elitis në veprën e tij “Ajo është e denjë” (Axion Esti). Apo ndoshta nga ato të cilët vdiqën në emër të absurdit si vdekjet e viktimave të Hormovës?
Njerëzit nuk janë të dijeni të këtyre fakteve sepse ato nuk janë të shkruara në asnjë libër shkolle në asnjë prej vendeve. Njerëzit janë treguar të kujdesshëm të heshtin për to në emër të bashkimit dhe fqinjësisë së mirë.
Por sa e mirë mund të jetë kjo kur një nga palët ende pretendon të zgjerojë kufijtë kundrejt palës tjetër?
Në Greqi është ende në fuqi ligji i luftës së vitit 1940. Pavarësisht se Shqipëria i ka kërkua Greqisë disa herë ta anulojë atë. Ky ligj e lejon Greqinë të mbajë gjallë aspiratat e saj për zgjerim në Shqipërinë e Jugut dhe ka shkaktuar shumë herë konflikte diplomatike ndërmjet dy vendeve, të cilat arritën kulmin në vitin 1968 kur gjendja ndërmjet dy vendeve shkoi në kufi të luftës.
Krerët e të dy vendeve po i shtojnë tragjedisë së kakofonisë edhe mendimet e tyre të varfra. Ato në vend që të promovojnë trashëgiminë dhe kulturën tonë të përbashkët duan të na ndajnë sa më shumë të jetë e mundur dhe të na kthejnë në të huaj. Pavarësisht sa afër kemi qenë me njëri-tjetrin gjatë kohës. Ato kënaqen vetëm nga manovrat dhe kakofonia politike, ndërsa ne të vetmin tingull që duam të dëgjojmë është melodia e festës së Dionisit.