Masat do të lehtësohen sipas bashkive, në bazë të numrit të të infektuarve. Zonat me risk të ulët nuk do të rrinë mbyllur njësoj si një zonë me risk të lartë.
Brenda disa bashkive do të lehtësohen lëvizjet me makina, si dhe do të rritet orari i leje daljes. Kështu lajmëroi Kryeministri Rama në monologun e ditës së mërkurë.
Javën e ardhshme, në disa bashki të vendit me numra të ulët infektimi, javën e ardhshme do të provohen masa më lehtësuese, shtoi kryeministri.
Nga java e ardhshme do të hapen bizneset me risk të mesëm dhe do të rritet me një orë leje dalja.