Shumica socialiste miratoi sot ndryshimet në Kodin Penal, në lidhje me shkeljen e masave për përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë dhe rekomandimet e Presidentit Meta.
Dispozitat e miratuara janë si më poshtë:
-Shkelja e masave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore, kur më parë është dhënë masë administrative, dënohet me gjobë ose burg deri në 6 muaj.
-Shkelja e rregullave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore gjatë aktiviteti tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me burg deri në dy vite.
-Shkelja e rregullave të karantinimit apo izolimit, kur personit i është njoftuar individualisht ky detyrim nga autoritetet përkatëse shëndetësore, dënohet nga dy deri në tre vjet.
-Përhapja me dashje e sëmundjes, nga personi që është diagnostifikuar me sëmundjen apo që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burg nga dy deri në pesë vjet.
-Përhapja nga pakujdesi e sëmundjes, nga personi që është diagnostifikuar me sëmundjen apo që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me gjobë ose burg deri në dy vjet.
-Shkeljave e masave për parandalimin e sëmundjeve, që sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, dënohet me burg nga tre deri në tetë vjet.
Këto ndryshime u miratuan me 102 vota pro. Të enjten paradite Presidenti Meta i dërgoi një draft Kuvendit, në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal. Ai bëri thirrje për të respektuar të drejtat e njeriut në këtë kohë.