Një studim i Qendrës amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) gjeti se mbajtja e dy maskave mund të “ul në mënyrë të konsiderueshme” infektimin nga Covid-19.
CDC ka zhvilluar eksperimente më personat që kanë mbajtur një maskë prej leçke mbi një maskë mjekësore, duke e lidhur maskën kirurgjikale fortë tek veshët dhe mbi të vendosnin një maskë me një material tjetër.
Kjo mënyrë e mbajtjes së maskës tregoi uljen e ndjeshme të kontaktit me virusin dhe përmirësimin e kontrollit për burimin e hyrjes së virusit.
Gjetja kryesore e raportit është se sa më fortë të lidhet maska në fytyrë aq më pak ka mundësi të hyjë virusi në trup. Raporti shkruan se sipas testeve në laborator, vendosja e dy maskave në fytyrë ul me 95% infektimin.